Fundamenti

Haliti nderon me mirënjohje drejtorin e pensionuar të Shkollës Fillore “Safet Rexhepi” në Zhiti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Me rastin e pensionimit të drejtorit të Shkollës Fillore “Safet Rexhepi” në Zhiti, Musa Osmani, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar së bashku me zyrtar të Drejtorisë së Arsimit dhe kolektivin e shkollës, në shtëpinë e tij dhe e ka nderuar atë me një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim.

Gjatë kësaj vizite, Haliti ka vlerësuar lart punën shumëvjeçare të Osmanit, duke theksuar se përkushtimi dhe angazhimi i tij në fushën e arsimit ka lënë gjurmë të rëndësishme në edukimin e brezave të rinj.

Ai u shpreh se respekti për mësuesit dhe udhëheqësit e shkollave është respekt për të ardhmen e fëmijëve dhe për zhvillimin e shoqërisë.

Eco Higjiena

Drejtori i pensionuar, Musa Osmani, u falënderua për nderimin dhe mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë periudhës së punës së tij, duke u shprehur krenar që ka pasur mundësinë të kontribuojë në edukimin e gjeneratave të nxënësve në Zhiti dhe më gjerë.

Në fund, Haliti i uroi atij shëndet në këtë etapë të re të jetës, duke ritheksuar se mirënjohja për punën e tij mbetet gjithmonë e gjallë në kujtesën institucionale dhe shoqërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.