KKVITI

UBT shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Faton Kabashit

/ 2 minuta lexim
HW

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Faton Kabashit, një intelektual dhe mësimdhënës i përkushtuar, i cili për vite me radhë ka kontribuar në edukimin e brezave të rinj.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në emër të institucionit, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Kabashi, duke vlerësuar lart kontributin e tij në fushën e arsimit dhe frymën e tij humane e profesionale.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Faton Kabashit. Ai do të kujtohet për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë ndaj dijes, si dhe për ndikimin e tij pozitiv te studentët e kolegët. Vepra dhe kontributi i tij në fushën e arsimit do të mbeten përherë pjesë e kujtesës sonë kolektive”, u shpreh Rektori Hajrizi.

ARKATANA

UBT i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Prof. Dr. Fatonin për vlerat e tij të larta profesionale e njerëzore. Kujtimi i tij do të jetojë me respekt dhe mirënjohje të përhershme.

Prehu në paqe, Profesor Faton Kabashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.