FIDANISHTJA

Asociacioni një “kalë Troje” për sovranitetin e vendit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“Gjithçka po mbahet top sekret dhe kjo është një sjellje që bën për të dyshuar se me këtë mungesë transparence, me këto kompromise të mëdha, shteti i Kosovës po rrëshqet drejt desovranizimit dhe drejt deshtetëzimit të plotë, si dhe deunitarizimit të shtetit”, thotë njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Mazllum Baraliu

Kryeministri Isa Mustafa, në paraqitjet e tij të fundit për medie të javës që po mbetet pas, ka pranuar se në takimin e radhës të bisedimeve në Bruksel me palën serbe ndër temat kryesore, të cilat do të hapen për diskutim, mbase edhe nënshkrim të marrëveshjes konkrete, do të jetë edhe ajo për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Uji Dea

Pavarësisht që ky është paralajmërimi i dytë i kryeministrit të vendit, pasi atij të korrikut, rreth bisedimeve që do të zhvillohen për asociacionin, qeveria po tregohet jotransparente sa i takon bërjes publike të një plani konkret rreth asaj që do të ofrojë në Bruksel për mënyrën e funksionimit të asociacionit të komunave serbe. Sipas paralajmërimeve të fundit, delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit pritet të fillojnë raundin e ri të takimeve në Bruksel më 24 dhe 25 gusht.

Takimi në nivelin teknik, pritet të mbahet më 24 gusht, kurse një ditë pas është paralajmëruar të mbahet edhe takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandër Vuqiq. Mirëpo, subjektet politike opozitare dhe analistët politikë, vazhdojnë të shprehin dyshimin e tyre se agjenda e 24 dhe 25 gushtit mund të sjellë edhe nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin, i cili, sipas kërkesave të palës serbe, duhet të ketë kompetenca mjaft të rëndësishme ekzekutive, duke filluar nga policia, gjyqësori, arsimi dhe shëndetësia. “Gjatë ditëve të fundit kemi bërë me dije se nuk do të reduktojmë aktivizimin dhe kundërshtimin tonë në vetëm një metodë. Do të jemi radikal në kundërshtimin e kësaj marrëveshjeje mbi Asociacionin e komunave serbe, sepse konsiderojmë se nëse diçka e tillë realizohet dhe kalon, atëherë vështirë mund të paramendohet diçka më e dëmshme për shtetësinë e Kosovës qysh nga shpallja e pavarësisë së saj”, tha Driton Çaushi nga lëvizja ‘Vetëvendosje’./kosova sot/