FIDANISHTJA

Gashi: Për zgjedhje të reja vendos Specialja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sado që shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci mund ta kërcënoj partnerin e koalicionit LDK, se mund të prishet bashkëqeverisja, për analistin Astrit Gashi kjo ka pak rëndësi.

Në një prononcim për RTV Dukagjinin, analisti Gashi ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja qoftë këtë vit apo vitin e ardhshëm, ekskluzivisht për shkak të Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale tashmë është kryer dhe si e tillë ne mund të vijmë në një situatë kur në qoftë se ka fillimi i vjeshtës gjykata speciale do të del me emra që janë të akuzuar dhe në mesin e atyre do të kemi edhe udhëheqës shtetëror. Pra faktorët që mund t`na qojnë neve si qytetar në zgjedhje ndoshta pa dashtë e pa ditë, janë përtej klasës politike të Kosovës”, ka thënë Gashi.

PDK dhe LDK janë përplasur kohëve të fundit për disa pozita ministrore. Përplasjet që i ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, dhe ato kanë ardhur pas disa vendimeve të ministrave të LDK-së që të shkarkojnë zyrtarë nga ministritë që udhëheqin.

Uji Dea

Sipas Gashit, këto thyerje nuk janë konceptuale.

“Janë llogari partiake. Pastaj LDK me gjasë nuk e ka një konsesus të fortë që do t`ia mundësonte z. Thaçi ta zëmë, zënien e pozitës se presidentit”, tha ai.

Astrit Gashi thotë se Partia e Hashim Thaçit nuk është e interesuar që ta mbaj gjatë koalicionin me LDK, përderisa partia e Isa Mustafës është e interesuar që ta çojë mandatin deri në fund për shkak se kësisoj, LDK do të forcohej.

Por ajo që tashmë analistët e shohin si zhvillim të sigurt ka të bëjë me pamundësinë që Hashim Thaçi nuk arrin që të bëhet president. Nëse një zhvillim i tillë ndodh atëherë vendi shkon pashmangshëm në zgjedhje. /Telegrafi/