Mobi Casa

“Apokalipsi” në Shipkovicë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Brenda një çerek ore, fatkeqësia natyrore që goditi ditë më parë Shipkovicën, i shkaktoi këtij fshati të vogël të Tetovës, 4 viktima, mbi 30 të lënduar, 34 shtëpi të dëmtuara dhe i zhvendosi më se 114 persona.

Një tragjedi e ngjashme kishte ngjarë në vitin 1932, e cila kishte pasur 2 viktima.

I ndërtuar në ultësirën e Maleve të Sharrit e i ndarë nga lumi Pena, fshati ka 400 shtëpi me rreth 4 mijë banorë, shumica shqiptare. I ngritur buzë një kodre, banorët e këtij fshati nuk mbanin mend ditë të këqija.

FIDANISHTJA

Kështu ishte deri më 3 gusht, kur brenda 15 minutave fatkeqësia natyrore mori katër jetë njerëzish dhe dëmtoi 35 shtëpi.

Ende të shokuar nga ajo që u kishte ndodhur, banorët e përshkruajnë atë ditë si apokaliptike.

Të gjithë flasin për 15 minuta tragjedi. 15 minuta kur uji që vinte nga “Livadhi i Madh”, përfshiu gjithçka që gjeti përpara përmes “Përroit të Hallës”./zeri/