ARKATANA

Petrit Selimi: Thaçi President më 2016 ose shkojmë në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Petrit Selimi është zyrtari më i ri i PDK’së që ishte bërë pjesë e Qeverisë së kaluar. Edhe këtë mandat kur Kryeministër është Isa Mustafa, ai mban pozitën e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.

Në një intervistë për Gazetën Express, Selimi ka folur për mënyrën se si Kosova pritet të bëhet anëtare e UNESCO’së, për procedurat e ndjekura dhe për reagimin e bashkësive fetare për të përkrahur shtetin e ri drejt këtij mekanizmi të OKB’së.

Ky zyrtar i Qeverisë thotë se Isa Mustafa është njeriu kryesor i përmbushjes së programit qeveritar derisa nuk dëshiron të flasë shumë për 200 mijë vendet e reja të punës të premtuara nga PDK’ja. S’flet as për premtimin e Thaçit për rritjen pagash për 50 për qind.

Selimi ka pohuar se askush s’i di emrat e atyre që pritet të gjykohen nga Gjykata Speciale duke i quajtur spekulime përmendjen e emrave.

Uji Dea

Sidoqoftë, Selimi është i sigurt se Thaçi do të bëhet President më 2016, kur edhe i skadon mandati Atifete Jahjagës. Thotë se opsion tjetër janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Është e shkruar qartë në Kushtetutë, nëse dështon zgjedhja e Presidentit vendi shkon automatikisht në zgjedhje. Nuk është alternativë, por realiteti në të cilën po jetojmë”, ka thënë Selimi, për Gazetën Express.

Selimi ka qenë i përfshirë edhe në Komisionin për Liritë Fetare, i cili kishte hartuar dy raporte: njërin që ndalon bartjen e shamisë në shkollat e tjetri që e ndalon. Selimi thotë se shamia s’lejohet të bartet në shkollat fillore dhe të mesme që janë publike.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK’së flet edhe për “selfien” e famshme me djalin e tij dhe Ivica Dacicin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.