Fundamenti

Dezinsektimi i hapësirave publike nis të premtën gjatë mbrëmjes dhe vazhdon tri ditë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të bëjë dezinsektimin e hapësirave publike në qytet duke nisur nga nesër me 14 gusht për të vazhduar tri ditë në eliminim të insekteve, por poashtu apelon edhe për të marr masat e nevojshme nga bletarët në mbrojtje të bletëve.

Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie, Nexhat Hajrullahu, njofton të gjithë qytetarët lidhur me këtë aktivitet të kësaj drejtorie në eliminim të insekteve të ndryshme që janë penguese në jetën e qytetarëve.

Uji Dea

“Informojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit se me 14 gusht nga ora 20:00, do të nis dezinsektimi i hapësirave publike në qytetin e Gjilanit, për të eliminuar insektet e ndryshme që janë edhe pengesë për qytetarët gjatë mbrëmjes. Apeloj dhe kërkoj në të njëjtën kohë nga bujqit, e posaçërisht bletarët që të marrin masat e nevojshme në mbrojtje të bletëve gjatë këtyre tri ditëve sa do të kryhet ky aktivitet, sepse mund të jetë i dëmshëm për bletët e tyre”, ka thënë në njoftimin e tij drejtori Hajrullahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.