Mobi Casa

Drejtësi në Gjykatën “pa kredibilitet”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Tri subjektet opozitare, “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma”, e kanë dërguar të martën në Gjykatën Kushtetuese lëndën që e konteston amendamentin 24 të Kushtetutës së Kosovës, amendament ky i cili i ka hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Opozitarët thonë se megjithëse e kanë humbur besimin në Gjykatën Kushtetuese, po e dërgojnë këtë çështje për shqyrtim me shpresë se kjo Gjykatë më në fund do të reflektojë dhe do ta mbrojë Kushtetutën e vendit.

FIDANISHTJA

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë se me këtë amendament është krijuar mundësia e një sistemi paralel të drejtësisë në vend, i cili cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sipas saj, ky amendament bie ndesh me Kapitujt 1, 2, 4, 5, 7 dhe 12 të Kushtetutës së Kosovës./zeri/