Hidromorava

Peticioni për gratë e dhunuara nuk është dërguar fare në OKB

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – I nënshkruar në muajin korrik të vitit të kaluar, peticioni “Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, nuk ka arritur në adresën për të cilën edhe është dedikuar. Dorëzimi i tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ishte paralajmëruar të bëhej në shtator të vitit të kaluar.

Ndërkohë që për tre muajt e fundit Bordi organizativ i tij, nuk ka mbajtur as një takim. Ka kaluar më shumë se një vit që kur 115 mijë e 759 qytetarë të Kosovës kanë hedhur nënshkrimet e tyre në këtë peticion, por ato nuk kanë shkuar në adresën e tyre.

Fillimisht ishte thënë se peticioni do të dorëzohej në OKB në muajin shtator të 2014, mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë. Këtë vonesë e pati arsyetuar kryesuesja e Bordit organizativ për nënshkrim të peticionit, Edita Tahiri.

Mobi Casa

Ajo pati thënë se caktimi i datës për dorëzim të peticionin nuk ishte në dorën e tyre, duke theksuar se dorëzimi do të bëhet në fund të tetorit ose në fillimin e nëntorit të vitit të kaluar.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë ende dhe nuk dihet nëse peticioni do të dorëzohet ose jo në OKB.

http://koha.net/?id=27&l=70161

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.