United Hospital

Kosova mund të jetë cak i sulmeve terroriste?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Pjesëtarë të dogmave sektare po vazhdojnë të tmerrojnë botën me paralajmërimet kërcënuese. Së fundi ata kërcënojnë për sulme masive terroriste, përtej gjirit arabik, vendlindjes së ISIS-it.

Por, a do ti shpëtojë Kosova këtyre sulmeve të tërbuara!? Veçanërisht mbetet dyshimi se këto grupime kanë krijuar lidhje në Kosovë nëpërmjet shërbimeve sekrete të huaja armiqësore, para së gjithash nga Serbia.

Paralajmërimet nga ana e shërbimeve inteligjente amerikane se ISIS-i dhe simpatizantë të tij janë duke përgatitur sulme masive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë, shqetëson njohësit e sigurisë në Kosovë. Ata thonë se edhe pse deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë sulm i natyrës terroristë në vend, institucionet kompetente të sigurisë në Kosovë duhet t’i marrin të gjitha masat paraprake për parandalimin e sulmeve të tilla.

Mobi Casa

Policia ka marrë masat

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion për organizim të sulmeve terroriste, por sipas tij, Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e sulmeve të tilla.

Në një shkrim të publikuar në CCN të dielën thuhet se shërbimet inteligjente amerikane paralajmërojnë se ISIS-i në Gadishullin Arabik po planifikon sulme të mëdha që do të shkaktojnë vrasje masive. /Bota Sot

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.