Hidromorava

Zeka: Burimet e mia janë ndërkombëtare, lista e arrestimeve nga Specialja është e vërtetë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zeka thotë se burimi është ndërkombëtar dhe se kjo është mbajtur fshehtë nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e sidomos ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.Sipas tij, në Speciale do të kalojë edhe Rasti Kiçina.

“Nuk ma ka marrë mendja që në listë janë Thaçi, Veseli e Xhavit Haliti”, ka thënë ai në emisionin që është produkt i Gazetës Express. “Sepse dikur ka pasë pazare me ambasada”.

Ai thotë se është konsultuar me një jurist suedez.

“Kjo listë e trondit një vend dhe e ka trondit. Këta emra që janë në listë, është mirë ta marrin veten seriozisht, sepse edhe mu më kanë kallxu dikush dy ditë para që ka me më hi EULEX-i”, ka thënë ai.

Në Listën A, thotë Zeka, nuk është emri i Ramush Haradinajt.

Mobi Casa

“Në Listën B janë Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Ilaz Dërguti dhe Sabit Geci tjetër, jo ai me nofkën ‘Çopa’”, shton ai. “Dërguti akuzohet për një vrasje në Ujmir e Xhavit Haliti për një vepër në Shqipëri”.

Për këtë listë, ai thotë se mund të paditet vetëm në Suedi e atje do t’i japë burimet.

“Blerimi Kuçi akuzohet për do vrasje pas lufte”, thotë ai.“Ilaz Dërguti arrestohet me dëshminë e një dëshmitari që është tash i vdekur, po ka mbetur dëshmia”.

“Janë disa të dyshuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës, disa të tjerë për vrasjen e Enver Malokut dhe Ismet Rracin”, thotë Zeka. “Nuk kam qasje te emrat e ndërkombëtare. Dokumentet që i kam pa, të dhënat e dëshmitarëve, janë të fshirë me të kuqe. Dëshmitarët janë jashtë. Dhe në Holandë është ndërtu enkas një burg i ri. Do të akuzohen edhe disa shumë të korruptuar”. /Telegrafi/