ARKATANA

Vetura godet këmbësorin në rrugën Hogosht – Hodonoc

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Të enjten rreth orës 08.15 minuta ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rogaqicë, kur vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës me veturën e tij duke lëvizur nga fshati Hogoshtë në drejtim të fshatit Hodonoc, e godet një këmbësor i cili ishte duke trupuar rrugën.

Këmbësori merr lëndime trupore, ai dërgohet nga kalimtar të rastit në Qendrën Emergjente Rajonale të Gjilanit. Aty mbetet në trajtim të mëtutjeshëm. Në lidhje me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndaljen për 48 orë ka njoftuar Ismet Hashani.

FIDANISHTJA

Rasti po hetohet nga trafiku rajonal./rajonipress/