ARKATANA

Arrestohen dy gjilanas për posedim të substancave narkotike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës njësiti njësiti anti drogë në Gjilan gjatë patrullimit të rregullt ka vërejtur dy persona shqiptar dhe gjatë një kontrolli të zakonshëm në lidhje me narkotikë ka arritur të gjejë një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 1.8 gram dhe më pas të njëjtit janë arrestuar dhe janë sjellur në stacion për intervistim.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe për të njëjtin rast është kontaktuar Prokurori i PTHDKR-së, njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

FIDANISHTJA

Pas verifikimit të dy të dyshuarve, të njëjtit kishin urdhëresa të parealizuara, dhe i janë dorëzuar stacionit të Gjilanit për veprime të mëtutjeshme./rajonipress/