Thaçi: Votimi i Speciales, dëshmi e partneritetit me botën demokratike
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, thotë se pas votimit në Kuvend ku i hapet rruga themelimit të Gjykatës Speciale, ka marrë urime nga liderë të gjithë botës.
Thaçi thotë se ky veprim, është dëshmi e partneritetit afatgjatë mes Kosovës dhe botës demokratike.
Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Pak orë pas votimit të Gjykatës Speciale në ditën e votimit, morra telefonatë nga Hoyt Brian Yee, Zëvendës Asistent Sekretari i Shtetit në SHBA. Yee më përgëzoi për punën e gjatë të përbashkët dhe rezultatet e arritura që çimentuan aleancën me Amerikë. Urime të tilla kam marrë atë ditë edhe nga liderë dhe homologë nga Roma, Berlini, Parisi, Londra, Oslo dhe Brukseli. Dëshmi e qartë e partneritetit afatgjatë në mes Kosovës dhe botës demokratike. HTH” (sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/


