Debat “rrugaçësh”
Tempulli i demokracisë në Kosovë është shndërruar në arenë për qërim hesapesh mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Këta të fundit, në seancën e së hënës kur u votua themelimi i Gjykatës Speciale, nuk kanë hezituar ta quajnë njëri-tjetrin me epitete të ndryshme si: “hajn”, “kriminel”, “dhunues”, apo “bir i spiunit”. Për më tepër, në këtë debat të ulët nuk kanë hezituar të përfshihen edhe drejtuesit e Kuvendit dhe të Qeverisë, përkatësisht kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.
Në këtë seancë deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fisnik Ismaili, i është drejtuar deputetit të PDK-së, Latif Gashi, duke i thënë se ka dëgjuar fjalë për të që ka kryer krime, madje e apostrofoi atë edhe si dhunues. Në anë tjetër, deputeti Gashi i replikoi duke thënë se Ismaili është i “biri i një bashkëpunëtori të Serbisë”./zeri/


