HW

Krasniqi: Gjykata Speciale dëmton të sotmen e vendit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, thotë se Gjykata Speciale do të lë pasoja afatgjate politike, duke dëmtuar më shumë të sotmen, sesa të shkuarën e vendit.Ish-zëdhënësi politik i UÇK-së, nuk dyshon lufta çlirimtare e Kosovës ishte e pastër, duke shtuar se akuza e tmerrshme që i ngarkohet asaj për trafikim të organeve nuk do të verifikohet kurrë.

Derisa për raportin e Dick Marty-t, Krasniqi thotë se kryekëput është i ngritur mbi gënjeshtra dhe hartuesit e tij janë në Beograd.

Ndërsa në pyetjen se kush mund të arrestohet në ketë proces, Krasniqi nuk ka permendur emra.

Krasniqi thotë se vendimi i Kuvendit për përshpejtimin e votimit të Gjykatës Speciale, përbën shkelje por se për këtë nuk ka qartësi as në Kushtetutë e as në rregulloren e punës së Kuvendit.

Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit në vitet 2008-2014 , thotë se procedurat në rastin e votimit të Gjykatës janë të dyshimta dhe opozita ka pasur të drejtë që e ka kundërshtuar.

FIDANISHTJA

Por, ai thekson se nuk ka përcaktim të qartë të këtyre procedurave në rregulloren e Kuvendit e as në Kushtetutën e vendit.

“Procedurat realisht mund të jenë të dyshimta dhe me të drejtë opozita i ka ngrit shqetësimet e veta i ka prezentuar komentet e veta dhe është një rikthim shpejt e shpejt në Kuvendin e Kosovës, ndonëse as rregullorja e punës së Kuvendit e as Kushtetuta jonë nuk e sqaron këtë çështje mirë. Por, kur dokumentet, qoftë ligji, qoftë Kushtetuta, diçka nuk e shpjegon mirë atëherë duhet të shikohet siç janë praktikat tjera në vendet demokratike”, tha Krasniqi për televizionin Rrokum.

Sipas tij, vendimi i Kuvendit tashmë është i plotfuqishëm edhe pse opozita mund ta dërgoj çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

‘Por nuk ka me pasë ndonjë përfundim pozitiv duke njohur praktikën e deritashme të marrjes së vendimeve në Gjykatën Kushtetuese që shpeshherë nuk kanë qenë as në frymën e Kushtetutës tonë. Dhe ato zakonisht duhet të jenë në përputhje me frymën kushtetuese ose me frymën e praktikës parlamentare se vendi ynë është Republikë Parlamentare”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.