UBT

Mustafa: Themelimi i Speciales tregon se jemi për drejtësi

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri Isa Mustafa, duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se riprocedimin e amendamentit 24 nuk po shkelet Kushtetuta dhe kjo sipas tij i tregon bashkësisë ndërkombëtare se Kosova është për drejtësi.
Ai bëri të ditur se Qeveria urgjentisht do të mbajë një mbledhje, ku do t’i procedojë edhe dy projektligjet për Gjykatën Speciale.

Ai rikujtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj ka vendosur që të riprocedojë në kuvend amendamentin 24 për aprovim”.

“Ky amendament lidhet ngushtë me obligimet që ka marrë Kosova në legjislaturën e kaluar për themelimin e Gjykatës Speciale. Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Rregullorja e Punës nuk e kufizon që Qeveria t’i riprocedojë të njëjtat amendamente në Kuvend”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, zbardhja e së vërtetës dhe drejtësisë për krimet e dyshuara të periudhës së luftës, është një sfidë me të cilën duhet të ballafaqohemi si vend.

“Kosova duhet të tregojë përgjegjësi para komunitetit ndërkombëtar”.

Ai ndër të tjera potencoi se themelimi i Dhomave të Veçanta është kërkesë eksplicite e partnerëve strategjikë të Kosovës, nga SHBA-të dhe BE-ja, ndërsa kjo gjykatë do t’i gjykojë krimet e hetuara nga Këshilli i Evropës”.

Mobi Casa

“Do të ishte e paarsyeshme që gjykata të krijohej nga OKB-ja, me bazë rezolutën 1244… Drejtësia duhet ta japë verdiktin e saj. Themelimi i Gjykatës Speciale, i thotë botës se ky vend ka vendosur që të ndajë drejtësi”, u shpreh kreu i ekzekutivit të vendit.

Mustafa: Nuk po shkelet Kushtetuta

Kryeministri i vendit, të Kosovës, Isa Mustafa duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se kanë vendosur të riprocedojnë në Kuvend amendamentin e 24 që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai tha se me këtë nuk ka asnjë pengesë Kushtetuese.

“Zbardhja e së vërtetës për krimet e supozuara para lufte dhe për disa pas lufte është e nevojshme”, tha Mustafa. /telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.