Fundamenti

Një deputet i PDK-së pranon se ka ndërruar mendjen për Specialen

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Për më shumë se një muaj, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka pasur kohë që t’i bindë deputetët e partisë së tij që të votojnë PRO themelimit të Gjykatës Speciale. Por, ende nuk është e qartë nëse ia ka arritur qëllimit.

Deputetja e partisë së tij, e që vjen po ashtu nga rajoni i tij, Drenica, Ganimete Musliu po vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm Gjykatën Speciale. Ajo në Interaktiv ka thënë se do të votojë gjithmonë kundër, madje edhe nëse kjo i kushton me largim nga posti i deputetes apo nga partia e saj, PDK-ja, raporton KTV.

Deputetët e tjerë të PDK-së që votuan kundër themelimit të kësaj Gjykate më 26 qershor, të kontaktuar nga KTV-ja, nuk kanë treguar qartë nëse kanë ndërruar mendje. Përveç deputetit nga Prizreni, Nezir Çoçaj, i cili ka thënë shkurt se me shumë gjasë do të votojë për themelimit të Speciales.

Ndërsa Xhevahire Izmaku dhe Blerta Deliu-Kodra, votat e tyre i kanë lënë si befasi për të hënën. E pavendosur është edhe Flora Brovina, e cila herën e parë abstenoi.

Kurse, Bekim Haxhiu ka pohuar se nuk mund të japë ndonjë përgjigje të saktë se si do të votojë.

Mobi Casa

Fadil Demaku dhe Nait Hasani nuk ka ndërruar qëndrim, derisa kontakti me deputetët Raif Qela, Rafet Rama dhe Nuredin Lushtaku ka qenë i pamundur.

Deputetë të PDK-së po ashtu kanë treguar se si përfaqësuesit e ambasadave u kanë sugjeruar që të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale, transmeton Koha.net.

Kjo mbetet të shihet të hënën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilët pritet të votohet Gjykata Speciale.

http://koha.net/?id=27&l=68919

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.