Gjykata Speciale proces i pashmangshëm
Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, duke komentuar rastin e Gjykatës Speciale në Kosovë, ka thënë se ngritja e saj do të krijojë mundësi për të pastruar imazhin e Kosovës nga shumë akuza të bëra edhe në institucione ndërkombëtare.
“Mendoj se ngritja e saj natyrisht që krijon mundësinë për të pastruar imazhin e Kosovës nga shumë akuza të bëra edhe në institucione ndërkombëtare, por sigurisht që nuk mund të themi se është diçka pozitive po të kemi parasysh se lufta në Kosovë ka përfunduar prej 16 vitesh dhe kjo natyrisht që do të ishte vërtet një sfidë për të shikuar vetëm nga e ardhmja. Megjithatë është një proces i pashmangshëm dhe duke qenë një proces i tillë, është mjaft e rëndësishme që klasa politike kosovare të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë, edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Meta në një intervistë për televizionin “Vizion Plus”.


