UBT

Kosova keq me deficit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin qershor 2015 për 207.5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 188.6 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2014. Eksporti mbulon importin me 12.8 për qind.

Eksporti i mallrave në muajin qershor 2015 kishte vlerën 30.4 milionë euro, ndërsa importi 238 milionë euro, që është një rritje prej 12.1 për qind për eksport, si dhe 10.3 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 46.4 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.4 për qind produktet minerale; 9.0 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.5 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 6.2 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.3 për qind produktet bimore; 3.9 për qind lëkura dhe artikujt prej saj, etj”, ka njoftuar ASK-ja.

Mobi Casa

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.8 për qind të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.7 për qind produktet minerale; 10.1 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.6 për qind produktet e industrisë kimike; 6.7 për qind plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 6.4 për qind mjetet e transportit; 5.5 për qind produktet bimore, etj.

“Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 34.8 për qind për eksport dhe 42.5 për qind për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 40.9 për qind për eksport dhe 29.8 për qind për import”, thekson ASK.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Shqipëri (14.1 për qind), Serbi (11.3 për qind), Maqedoni (11.0 për qind), Belgjikë (9.5 për qind), Itali (8.8 për qind), Indi (7.8 për qind), etj.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.6 për qind), Gjermania (11.5 për qind), Turqia (9.5), Kina (9.3 për qind), Italia (8.3 për qind), Shqipëria (6.8 për qind), Maqedonia (6.1 për qind), etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.