UBT

Shqipëria kushtëzon Bosnjën: Pranojeni Kosovën, ne votën për në NATO

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqipëria ndjek politikën e dyerve të hapura për vendet që kërkojnë të anëtarësohet në NATO, kjo edhe për Bosnje Hercegovinë.Gjatë takimit me homologun boshnjak Igor Crnadak, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkoi që ky shtet të njohë Kosovën shtet i pavarur.

Në këtë kuadër, Bushati i kërkoi kolegut të tij boshnjak mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale të A-5 dhe RACVIAC si dhe njohjen e saj si shtet i pavarur, shkruan shqiptarja.com

Po ashtu dy kryediplomatët u angazhuan për forcimin bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa theksuan nevojën e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e kuadrit ligjor me një sërë marrëveshjesh të reja dypalëshe.

Mobi Casa

Gjatë takimit, dy ministrat e jashtëm biseduan mbi bashkëpunimin dypalësh me fokus të veçantë në atë ekonomik dhe tregtar. Ata theksuan nevojën e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e kuadrit ligjor me një sërë marrëveshjesh të reja dypalëshe.

Gjithashtu, ministrat trajtuan çështjet e integrimit euro-atlantik të vendeve të rajonit si dhe zhvillimet e fundit në kuadrin e Procesit të Berlinit në prag të takimit të ardhshëm të Vjenës.

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua mes dy Ministrave “Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë- Hercegovinës mbi lëvizjen e ndërsjellë të qytetarëve me Karta Identiteti”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.