Thaçit i binden deputetët “rebelë”
Pas takimit, që ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë me Grupin Parlamentar të PDK-së, është shfaqur Hashim Thaçi për të deklaruar se ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve për ta votuar Specialen.
Gazeta “Zëri” merr vesh nga burimet e saja brenda takimit se atmosfera brenda GP të PDK-së ka qenë më e çlodhëse sesa në takimin e para një jave, ku Thaçi i kishte “kërcënuar” deputetët se nëse nuk e votojnë Specialen, atëherë në mandatin tjetër nuk do të futen nëpër listat zgjedhore si kandidat për deputet. “Ka qenë një takim më relaksues, ku shefi (Thaçi) edhe njëherë e ka bërë të qartë se Gjykata duhet të votohet./zeri/


