Kishte katër urdhëresa, arrestohet dhe dërgohet në burgun e Gjilanit
Kamenicë – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që për të njëjtin në data bazën e stacionit policor janë të evidentuara katër urdhëresa për vuajtje të dënimit. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit ndërsa më vonë është konfiskuar edhe automjeti i tij Golf I, pasi që në të njëjtin janë vërejtur pesë vrima që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore dhe prokurori njoftoj policia./rajonipress/


