Partneriteti ndërkombëtar varet nga Specialja
Ligjëruesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Vigan Qorolli ka vlerësuar se partneriteti i Kosovës me SHBA-të dhe BE-në varet kryekëput nga Gjykata Speciale. Ai për ‘Epokën e re’ tha se kërkesat e Uashingtonit dhe Brukselit për themelimin e kësaj gjykate janë thirrje për vazhdim të partneritetit.
Qorrolli ka deklaruar se vonesat në themelimin e kësaj gjykate janë të pajustifikueshme.
“Vonesat e mëtejme do ta komplikonin marrëdhënien e Kosovës me aleatët dhe Perëndimin. Moshtemelimi i Gjykatës Speciale do të ketë ndikimin në proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova”, ka thënë ai. /Telegrafi/


