Për ngacmim seksual nën moshën 16 vjeçare pranga shqiptarit nga Zhegra
Gjilan – Policia e Kosovës njësitet patrulluse policore nga Nënstacioni Policor Zhegër, përmes rrugëve operative kanë pas informata të qëndrueshme për një rast “Ngacmim seksual me persona të mitur nën 14 vjeç”.
Njësitet e hetimeve rajonale me ta pranuar ankesën e kanë lokalizuar të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Zhegër.
Dyshohet se personi i dyshuar F.I. (1947) veprën e ka kryer se paku në një rast, madje duke e shfrytëzuar pozitën e varësisë ndaj viktimës, pasi që e njëjta ishte duke punuar në shtëpinë e tij, me qëllim të ofrimit të përkujdesjes ndaj bashkëshortes së të dyshuarit e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga ana e Policisë së Kosovës me urdhër të prokurorit të shtetit për Krime të Rënda në Gjilan është ndalur në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë.
Rasti në Prokurori ka njoftuar policia e Gjilanit. /rajonipress/


