Kompletohet Qeveria Mustafa
Djali i madh i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendimi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Emërimin e tij e ka bërë kryeministri Isa Mustafa, si pjesë e emrave të rinj që i janë bashkuar kabinetit qeveritar prej 21 ministrish.
Kështu me vendimin e ri, është kompletuar lista prej 28 zëvendës-ministrash. Në mesin e tyre bie në sy, Fehmi Mujota, i cili mbetet në Ministrinë e Infrastrukturës, tash si zëvendës i Lutfi Zharkut. Vend po ashtu i është bërë edhe ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, që tani është njeriu i dytë i Ministrisë së Financave./zeri/
Më poshtë mund ta shihni listën e plotë:
Lista e Zëvendësministrave
Jorxhi Shala, Zëvendësministër në MKK
Avni Kastrati, Zëvendësministër në MTI
Besa Gashi, Zëvendësministre në MZHE
z.Bajram Gecaj, Zëvendësministër në MAPL
z.Fadil Gashi, Zëvendësministër nëMFSK
z.Hajredin Hyseni, Zëvendësministër në MAP
z.Lirak Çelaj, Zëvendësministër në MD
z.Mustafe Myrtaj, zëvendësministër në MAP
z.Qazim Rahmani, Zëvendësministër në MPMS
z.Ramadan Ilazi Zëvendësministër në MIE
z.Rexhep Hoti, Zëvendësministër në MKRS
z.Sahit Krasniqi Zëvendësministër në MeD
z.VezirJanuzaj, Zëvendësministër në MBPZHR
znj.Elfete Shabani Zëvendësministre në MKRS
znj. Rita Hajzeraj-Beqaj, Zëvendësministre në MPMS
z.Petrit SELIMI, Zëvendësministër në MPJ
z.Agim Krasniqi, Zëvendësministër në MF.
z. Ferat Shala, Zëvendësministër në MMPH
z.Qaush Balaj,Zëvendësministër në MKK
z.Isni Kilaj, Zëvendësministër në MF
z. Fehmi Mujota, Zëvendësministër në MI
z. Gani Koci, Zëvendësministër në MZHE
znj. Anila Statovci, Zëvendësministër në MASHT
z. Kurtan Kajtazi, Zëvendësministër në MSH
z. Muhamet Latifi, Zëvendësministër në MFSK
Z. Kadir Huseini, Zëvendësministër në MSH
Z. Izet Sadiku, Zëvendësministër në MSH
Z. Mendim Rugova, Zëvendësministër në MMPH


