KKVITI

Gjuan në aheng familjar, i konfiskohet arma me 19 fishekë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në Hodonovc të Kamenicës patrulla e policisë ka pranuar një informatë se në restorant “ODA”, ka një aheng familjar dhe ka të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes ka dal patrulla policore dhe ka kontaktuar me të dyshuarin shqiptar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gaz të llojit EKOLL njoftoj policia e Gjilanit.

Uji Dea

I dyshuari armën e ka dorëzuar së bashku me 19 fishekë. Me urdhër të prokurorit, arma dhe fishekët janë konfiskuar ndërsa rasti i referohet prokurorisë në procedurë të rregullt tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan./rajonipress/