Hidromorava

Ligji për kamatëvonesën ndëshkon borxhlinjtë e këqij

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Bizneset dhe institucionet shtetërore që nuk janë të rregullta në pagesën e faturave do të gjobiten. Gjoba e tyre, në ligjin që po hartohet për herë të parë në Kosovë, do të jetë e aplikueshme ndaj bizneseve dhe institucioneve të cilat nuk i kryejnë pagesat brenda afateve të parapara.

Drafti i parë i Ligjit të kamatëvonesës është hartuar nga ekspertët e USAID-it dhe i njëjti pritet të shqyrtohet edhe një herë nga Komisioni për Buxhet dhe Financave, i cili pritet të jetë komisioni funksional për këtë ligj. Aktualisht nuk dihet nëse ky projektligj do të dërgohet në Qeveri dhe pastaj ajo të jetë sponsorizuese e këtij ligji, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, Naser Osmani, thotë se ata janë të gatshëm për secilin opsion, por thotë se komisioni që ai drejton në secilin opsion duhet të jetë i përfshirë në këtë pako të ligjeve. Osmani thotë se ky ligj është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes dhe do ta kenë përkrahjen e deputetëve.

Fundamenti

Ky ligj pritet të zbatohet për të gjitha pagesat e kryera për punët juridike tregtare, në përjashtim të atyre pagesave që janë objekt i falimentimit apo kur pagesat rrjedhin nga kontratat me konsumatorët.

http://koha.net/?id=27&l=68185

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.