Hidromorava

Cooper: Temat e dialogut eksplozive për funksionim e brendshëm të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndërmjetësi i parë i dialogut Kosovë-Serbi, Robert Cooper, ka zbuluar qëllimin kryesor të procesit që po ndodh në Bruksel.Në një shkrim autorial për disa portale evropiane, ish lehtësuesi i dialogut, tash diplomat në pension, ka thënë se qëllimi i bisedimeve mes Kosovës dh Serbisë është rregullimi i brendshëm i Kosovës, transmeton TV Dukagjini.

Ai madje ka justifikuar dialogun që e ka udhëhequr vetë, derisa palët përfaqësoheshin nga Edita Tahiri e Kosovës dhe Borisllav Stefanoviq nga Serbia, duke e quajtur atë më teknik në raport me dialogun kur bisedojnë dy kryeministrat – fillimisht nën ndërmjetësimin e Ashtonit dhe tash Mogherinit.

Sipas tij, temat që po diskutohen në Bruksel janë eksploziv sa i përket rregullimit të brendshëm të Kosovës.

ARKATANA

“Nganjëherë është e dobishme të fokusohesh në aspektin teknik dhe të pretendosh se nuk ka kurrfarë lidhjeje me politikën. Në fakt, edhe çështjet që në jetën e përditshme do të mund të konsideroheshin teknike, ta zëmë si puna e vulave të doganave të Kosovës, ishte bllokuar në nivelet më të larta politike. Pjesa e dytë e dialogut – marrë përsipër drejtpërdrejt prej zonjës Ashton me kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës – ishte pa asnjë fije dyshimi edhe më politike, por kështu duhej thënë sepse çështjet me të cilat po merreshim qenë eksplozive në aspektin e brendshëm të funksionimit”.

Ish-lehtësuesi ka thënë se është vështirë të kërkohet nga Serbia që ta njoh Kosovën para anëtarësimit në BE, derisa ka vende te BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tille. Ai ka thënë së te dyja vendet megjithatë mund te bashkëjetojnë edhe brenda BE-se nëse zhvillohen marrëdhënie sipas modelit te dy Gjermanive. /RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.