UBT - Regjistrohu

Lugina s’ka më luksin e përçarjes – koha për unitet dhe veprim!

/ 2 minuta lexim

Nga Bekim Selishta – Lugina e Preshevës ka nevojë për përgjegjësi politike, jo për rivalitete që dobësojnë zërin e shqiptarëve! Përballë sfidave të shumta politike, ekonomike dhe shoqërore, shqiptarët e Luginës duhet ta kuptojnë se përçarja e vazhdueshme nuk i shërben interesit të përbashkët.

Kur qytetarët përballen me pasiguri për të ardhmen, kur të rinjtë largohen dhe familjet kërkojnë perspektivë diku tjetër, politika duhet të japë përgjigje konkrete, jo vetëm premtime.

Përfaqësuesit shqiptarë kanë përgjegjësi të dëshmojnë se interesat e Luginës janë më të rëndësishme se interesat e ngushta partiake.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Bashkëpunimi nuk kërkon që të gjithë të mendojnë njësoj, por që të dinë të bashkohen për çështjet jetike të popullit që përfaqësojnë.

Përfaqësimi në Kuvendin e Serbisë duhet të jetë një instrument për të ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve, për të kërkuar trajtim të barabartë dhe për të shtyrë përpara politika që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Prandaj, çdo vendim politik duhet të matet me rezultatet që sjell për njerëzit, jo me interesin e momentit. por për atë se çfarë kanë bërë për njerëzit dhe vendin që kanë marrë përsipër ta përfaqësojnë. Lugina meriton më shumë.

Qytetarët meritojnë përgjegjësi. E ardhmja kërkon veprim, ky bashkim të reflektojë edhe në zgjedhjet lokale i bën më të fuqishëm në zonat me Shumicë Shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.