Hidromorava - Gjilan

Behgjet Pacolli akuzon QKB-në për regjistrim të paligjshëm të kuotave në Aeroportin e Vlorës: “Askush nuk është mbi ligjin”

/ 4 minuta lexim

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të pretenduara të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) në Tiranë, lidhur me strukturën e kuotave të shoqërisë Vlora International Airport (VIA). Ai pretendon se regjistrimi i transferimit të kuotave është bërë në kundërshtim me vendimet gjyqësore dhe pa bazë ligjore, ndërsa paralajmëron hapa të mëtejshëm juridikë dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Në reagimin e tij publik, Pacolli e cilëson rastin si një goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës, duke ngritur shqetësime për respektimin e vendimeve të gjykatave, mbrojtjen e pronës private dhe sigurinë juridike të investimeve në Shqipëri.

Sipas tij, kompania MABCO Constructions SA ka ndërmarrë veprime ligjore, përfshirë një kallëzim penal në SPAK ndaj personave që ai i konsideron të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. Pacolli kërkon gjithashtu që të hetohet nëse në veprimet e pretenduara kanë qenë të përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Mobicasa

Në vijim, Pacolli ka bërë të ditur se të hënën do të ndërmerren hapa të mëtejshëm ligjorë ndaj personave që, sipas tij, kanë kryer ose mundësuar regjistrimin e kontestuar.

Më poshtë, reagimi i plotë i Behgjet Pacollit, i publikuar pa shkurtime:

Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit
NJË TJETËR GODITJE E RËNDË DHE E DENUESHME NDAJ SHTETIT TË SË DREJTËS NË SHQIPËRI

Me indinjatë të thellë konstatojmë se Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), në Tiranë, në kundërshtim me vendimet gjyqësore dhe pa asnjë bazë ligjore, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në strukturën e kuotave të shoqërisë Vlora International Airport (VIA), duke regjistruar transferimin e kuotave për të cilat ekziston një masë siguruese gjyqësore e ekzekutuar, një vendim i përmbaruesit gjyqësor i rregjistruar në QKB , Vendimi i Gjykatës së lartë dhe në mungesën totale te çfardo miratimi tjetër ligjor që do të lejonte nje tranferim te tillë.

Ky është definitivishtë një akt i rëndë abuziv që cenon pronën private, shpërfill autoritetin e gjykatave dhe dëmton rëndë sigurinë juridike të investimeve në Shqipëri.

Këto manipulime, të cilat i konsiderojmë abuzive, të kundërligjshme dhe të dënueshme, dyshohet se janë orkestruar nga Valon Ademi dhe Vegim Hoxha, me përfshirjen ILEGALE te përfaqësuesve të QKB-së, duke i trajtuar institucionet shtetërore sikur të ishin pronë e tyre private. Duhet të zbardhet plotësisht nëse në këto veprime kanë qenë të përfshirë apo kanë dhënë ndihmën e tyre edhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Kush u jep të drejtën ketyre njerezve dhe funksionarëve shtetërorë të vendosin mbi ligjin dhe mbi vendimet e gjykatave, të veprojnë ilegalishtë e kunderligjeshem
e te lozin me imazhin dhe rendin kushtetues të Shqiperisë. Ketu duhen organet e shtetit të intervenojnë menjëhere!

Kush qëndron pas këtyre veprimeve dhe kujt i shërbejnë ato?

MABCO Constructions SA ka ndërmarrë tashmë të gjitha veprimet ligjore, përfshirë kallëzimin penal në SPAK ndaj autorëve të dyshuar për këtë veprim kriminal.

Të hënën do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjorë kundër çdokujt që ka kryer ose ka mundësuar këtë regjistrim të paligjshëm dhe jo vetëm.

U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë shqiptare të veprojnë menjëherë, të hetojnë përgjegjësit dhe të garantojnë respektimin e ligjit dhe të pronës private.

Kjo nuk është më vetëm çështje e MABCO-s apo e Aeroportit të Vlorës. Është çështje e funksionimit të shtetit ligjor, e besimit të investitorëve dhe e reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ne nuk do të heshtim dhe nuk do të tërhiqemi. Do të kërkojmë drejtësi në Shqipëri dhe në çdo instancë ndërkombëtare kompetente.

Askush nuk është mbi ligjin. Prona private dhe vendimet e gjykatave nuk mund të bëhen objekt pazari apo abuzimi administrativ.

Behgjet Pacolli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.