Eko Higjiena

Premtimet e Mustafës nuk zënë vend në buxhet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa pati premtuar se, për secilin vit të qeverisjes, do ta rrisë buxhetin e shtetit për gjysmë miliardi euro, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë mëtonte ta mbërrinte duke vënë disiplinë në administratën tatimore dhe në dogana. Gjysmën e kësaj shume parashihte ta arkëtonte në 2015-n.

Por rishikimi i buxhetit këtë e ka demantuar. Jo që nuk i ka rritur të hyrat, por i ka zvogëluar ato që parashiheshin në buxhetin e miratuar në fillmvit, dhe i cili ishte përgatitur nga ekzekutivi i kaluar.

FIDANISHTJA

Në Qeveri me heshtje i janë përgjigjur këtij dështimi, e ekonomistët kanë paralajmëruar se të hyrat do të bien këtë vit dhe vitet në vijim.

http://koha.net/?id=27&l=66873