ARKATANA

Thaçi premtonte “Kosovën hambar të rajonit”, s’përmbushen as nevojat e vendit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në vitin 2013, në fushatën e korrje shirjeve, atëbotë kryeministri Hashim Thaçi premtonte se Kosova do të kthehet në “hambar të rajonit”.

Kosova lëre që nuk është hambar i rajonit e nuk ka qenë kurrë, por nuk po i mbulon as nevojat e popullit të vet, raporton KTV.

Kjo deklaratë e Hashim Thaçit, e bërë dy vjet më parë, nuk përputhet aspak me realitetin.

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit kapacitetet vendëse të grurit mund të arrijnë të mbulojnë mes 75 deri në 80% të kërkesave, por gruri që korret në arat e Kosovës nuk është i sigurt se i gjithi do të shitet brenda vendit.

Pavarësisht rritjes së hapësirave të mbjella me grurë, ndikim sipas zyrtarëve nëpër komuna ka pasur edhe klima e papërshtatshme.

ARKATANA

Megjithatë bujq të tjerë kanë pasur një varg ankesash.

Ata pas kamerës i kanë thënë KTV-së se u është dashur të paguajnë shuma të mëdha për të blerë preparate të ndryshme kundër insekteve dhe kundër barishteve, por investimi u ka shkuar huq, pasi që dëmet në grurë janë të mëdha.

Pavarësisht këtyre problemeve, plaku Sejdi Tahiraj nga Tërdevci thotë se toka duhet punuar, mirëpo për të pasur grurin më të mirë nuk duhet të mbillet çdo vit grurë, përcjell koha.net.

Për shkak të mos kontrollit të shtetit, një pjesë e tokave pjellore janë degraduar tej mase, duke u mbuluar nga sasi të mëdha betoni në ndërtime të ndryshme.

http://koha.net/?id=27&l=66847