Hidromorava

Policia arreston blerësin e sendeve të vjedhura

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Gjilanit ka arritur ta arrestojë të dyshuarin I.K. i lindur më 1973 nga fshati Dobërqan nën dyshimin se ka marrë pjesë në disa blerje të sendeve të vjedhura.

Policia e Gjilanit ka arritur ta arrestojë një shqiptar në Dobërqan i dyshuar se ka blerë sende të vjedhura njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

UBT

Hashani tha se i dyshuari banonte në Gjilan kurse sendet e gjetura tek i dyshimti i janë kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndryshe policia e Gjilanit është treguar efektive dhe e suksesshme në dy ditët e fundit pasiqë ka arritur të prangos edhe një grup që ka vjedhur në shumë raste në Gjilan. /rajonipress/