FIDANISHTJA

Arrestime në Gjilan e Partesh

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia ka arrestuar personat e kërkuar nga Gjykata në dy raste të ndara në Gjilan e Partesh. Në burg kanë përfunduar një shqiptar dhe një serb.

Në rrugën “Gjon Sereqi”, në Gjilan në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

ARKATANA

Edhe në Partesh në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/