Mobi Casa

Thirrja e Wolfgang Ischinger: Themelojeni Gjykatën Speciale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-i dërguari Special i Special i Bashkimit Eiuropian në negociatat për statusin e Kosovës dhe Wolfgang Ischinger ka bërë thirrje për themelimin e Gjykatës Speciale.
Diplomati gjerman i cili ishte pjesë e treshes së përbërë nga diplomatët amerikanë e rusë në një intervistë për RTK’në u bën thirrje autoriteteve në Kosovë që ta formojnë Gjykatën Speciale.

HW

“Më lejoni t’i nënvizoj dy gjëra, së pari mendoj se për çdo popull dhe këtu flas edhe si qytetar i Gjermanisë pra është mirë për çdo popull që të ketë qasje kritike ndaj të kaluarës së vetë. Të vendosësh çështjet e vështira të së kaluarës nën qilim nuk është ide e mirë për të ardhmen e një populli. Pra në princip unë mendoj se është ide e mirë për Kosovën sikurse edhe për vendet e tjera që ta ketë një proces të tillë të dhimbshëm sepse ky proces do të jetë i dhimbshëm por do të jetë edhe i shëndosh. Së dyti, nëse dikush beson që në princip kjo është një ide e mirë për një popull kjo do të ishte e rrugës që krijimi i një Gjykate të tillë të ndodhte këtu në Prishtinë nga autoritetet tuaja nacionale sesa në New York në selinë e OKB’së ose diku tjetër, sepse kjo është çështje e krenarisë kombëtare dhe dinjitetit të Kosovës dhe duhet t’i marrë këto çështje në duart e veta. Pra unë do të mirëprisja një vendim të Qeverisë dhe Parlamentit për ta kryer këtë punë vetë sesa të prisni nga ndërkombëtarët që ta bëjnë këtë punë për juve”, tha Ischinger.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.