Kryeministri uron festën e Bajramit
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Bajramit të Madh, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.Kryeministri Mustafa thekson se në këtë ditë feste, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë tubohen për të kremtuar së bashku me familjarët, shokët dhe më të dashurit e tyre.
Në këtë ditë të shënuar, kryeministri Isa Mustafa, thekson se Festa e Bajramit mbi të gjitha simbolizon përkushtimin për paqe, solidaritet, mirëkuptim e tolerancë, vlera që e kanë karakterizuar ndër shekuj popullin e Kosovës.
Duke uruar besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët, kryeministri Isa Mustafa, thekson se kjo festë e madhe përçon mesazhin e bashkimit dhe të përkushtimit të mëtejshëm të të gjithë popullit të Kosovës për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit dhe realizimin e synimeve integruese euroatlantike të popullit të Kosovës. /Telegrafi/


