Uji Dea

Tërnava uron qytetarët për Fitër-Bajram

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me rastin e Fitër – Bajramit uroi qytetarët e vendit, duke thënë se ky Bajram le të mbetet i atyre të cilët thyen murin e egoizmit, përmes ndihmave, i atyre që bënë nderë dhe ndan kafshatën e bukës për të nevojshmit, treguan qetësinë shpirtërore, vëllazërinë dhe miqësinë.

Ai tha se falënderojnë Allahun xh.sh. i cili edhe njëherë bashkoi zemrat tona gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, në të cilin shpirtrat shërohen e mendjet njëmendësohen, e prej kësaj dalin mesazhe plot mëshirë e respekt për njerëzimin mbarë.

ARKATANA

“Nesër më 17.07.2015 është dita e parë e Fitër Bajramit, ndaj me këtë rast, kam kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, t’i përgëzoj të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë Islame. Duke e lutur Allahun xh.sh që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji për Krijuesin e këtij Universi”, u shpreh myftiu Tërnava. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.