Aksident i rëndë në Milloshevë, një i vdekur e disa të lënduar
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Milloshevë, ku si pasojë e tij ka mbetur i vdekur një person.
Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se në aksidentin e ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, janë përfshirë katër automjete.
Po ashtu mësohet se në këtë aksident janë lënduar rëndë edhe disa persona, të cilat kanë qenë në automjetet e aksidentuara.

