Uji Dea

Qeveria shkel sërish konkurrencën, në emër të Kodit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Favorizimi i kompanisë serbe, diskriminues dhe i dëmshëm për operatorët e tjerë

Favorizimi i kompanisë serbe, diskriminues dhe i dëmshëm për operatorët e tjerë

Marrëveshja për marrjen e Kodit telefonik të Kosovës, që është arritur ditë më parë në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vënë nën llupën e kritikave të ekspertëve të kësaj fushe dhe opozitës.

Sipas tyre, kjo marrëveshje është edhe një tjetër shkelje e konkurrencës së lirë të tregut, sepse për operatorët serbe tashmë është i sigurt tregu dhe licenca e punës, që në të vërtetë do të duhej që të merrej përmes një gare fer dhe ligjore. Ka mendime të analistëve se një marrëveshje e tillë e dëmshme duhet që edhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për të dhënë vlerësimin e mbi ligjshmërinë e saj. Me marrëveshjen për Kodin telefonik Kosova do ta marrë prefiksin +383.

Analistët vlerësojnë se çdo veprim i licencimit jashtë rregullave të tregut të lirë privilegjon një operator dhe rëndë e lëndon konkurrencën e tregut të lirë. Prandaj, sipas tyre, e tillë është edhe marrëveshja për licencimin e një operatori serb në tregun e telefonisë. Ata thonë se këtë marrëveshje duhet kuptuar më tepër edhe si një vendim politik, i cili ka për qëllim efektet e tjera, të cilat ndërlidhen me Kodin ndërkombëtar dhe me futjen brenda kornizave ligjore të operatorëve serbë, që aktualisht veprojnë ilegalisht në Kosovë. Ndërkaq, për opozitën, Kodi telefonik shtetëror konsiderohet si marrëveshje e dëmshme, e cila rrezikon sovranitetin e vendit.

Legalizimi i operatorëve serbë

Analisti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, drejtor i Institutit “Strass”, tha për “Kosova Sot” se pa dyshim se çdo veprim i licencimit jashtë rregullave të tregut të lirë privilegjon një operator dhe rëndë e lëndon konkurrencën. “Prandaj, e tillë është edhe marrëveshja për licencimin e një operatori në tregun e telefonisë”.

Mobi Casa

Mirëpo, analisti Rexhepi thotë se këtë marrëveshje duhet kuptuar më tepër edhe si një vendim politik, i cili ka për qëllim efektet e tjera, të cilat ndërlidhen me Kodin ndërkombëtar dhe me futjen brenda kornizave ligjore të operatorëve serbë, që aktualisht veprojnë ilegalisht në Kosovë.

Sipas Rexhepit, marrë nga ky aspekt, kjo licencë është e pranueshme, madje edhe për faktin se ajo është e përkohshme, vetëm për dy vjet dhe më pastaj operatori duhet të futet në konkurrencë për të siguruar vazhdimin e licencës.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Nehat Maxhuni, tha për “Kosova Sot” se marrëveshja për Kodin +383 në kompensim të dhënies së licencës për operatorë të tretë të ardhur vetëm nga Serbia, është shumë e dëmshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe konkurrencën e lirë. Ai sqaroi se e keqja edhe më e madhe është që Serbia shpall tenderin dhe vetë Qeveria e Serbisë e përcakton se cili operator do të operojë në Kosovë . “Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, përveç te ne”.

Analisti Maxhuni thotë se kjo marrëveshje do ta dëmtojë buxhetin e Kosovës, sepse ky operator nga Serbia do t’i dëmtojë jashtëzakonisht shumë operatorët ekzistues, siç janë: “Vala”, “Ipko” dhe “Z- Mobile”, dhe do t’ua marrë primatin e operimit, sepse çmimet do të jenë më të lira dhe secili qytetar i Kosovës do ta ketë një nr.tel. të këtij operatori.

PTK-ja në rrezik

Analisti Maxhuni thotë se në marrëveshje flitet për 60.000 numra, por duke e pasur parasysh që thirrjet nga Kosova në Serbi do të konsiderohen si thirrje lokale, atëherë ky numër prej 60.000 mund të bëhet edhe 260.000, sepse qytetarët do t’i furnizojë me nr. tel nga Serbia duke pasur parasysh që çmimi do të jetë i njëjtë. “E keqja tjetër është se ky operator fare pak do t’i kryejë obligimet tatimore, për mos me thënë hiç, sepse numrat e sjellë nga Serbia nuk do të evidentohen fare në Kosovë. Deri më tani jemi mburrur me operatorin “Vala” se është e Kosovës, por dividenta e “Valës” për buxhetin e Kosovës nuk do të ekzistojë fare, sepse ‘Vala’ do ta ketë të vështirë t’i mbulojë shpenzimet e pagave me punë- torë të stërngarkuar dhe t’i mbulojë shpenzimet në përgjithësi të veta”, theksoi ai. “Me këtë marrëveshje, operatori “Vala” do të jetë operatori, i cili do të falimentojë për dallim nga “Ipko” dhe “Z Mobile”, që kanë një menaxhment dhe staf më të mirë dhe më profesional”, vlerëson analisti Maxhuni. Ai shton se kjo marrëveshje ishte dashur që të dërgohej paraprakisht në Gjykatën Kushtetuese, por duke e pasur parasysh se kush do ta vendosë dhe si do të vendoset kjo ligjshmëri, edhe një përpjekje e tillë do të ishte e kotë. Sipas Maxhunit, qytetarët e Kosovës duhet që të pajtohen me fatin e tyre, që kanë votuar për njerëz që prioritet e kanë interesin personal dhe jo atë shoqëror./kosova sot/