Tri gola për tri pikë, Feneri shkëlqen – shënon edhe Muriqi
Fenerbahçe ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi, në ndjekje të vendit të parë në tabelë.
Skuadra nga kryeqyteti e mposhti Alanyasporin 3-0 si vendase, me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi që shënoi në këtë përballje.
Serinë e golave në ndeshje e hapi Romelu Lukaku në minutën e 40-të, pasi paraprakisht Mason Greenëood e kishte humbur penalltinë, në minutën e 17-të.
Me shifrat prej 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Feneri shënoi për 2-0, përmes Kerem Akturkoglut, në minutën e 71-të.
Pasi u fut në minutën e 81-të në ndeshje, Vedat Muriqi shënoi gol gjashtë minuta më vonë.
Ai u asistua nga Akturkoglu në minutën e 87-të, për të shënuar golin e fitores për Fenerbahçen.
Ky ishte goli i shtatë i Muriqit në këtë edicion të Superligës turke.
Feneri shkon në kuotën e 16 pikëve pas tetë ndeshjeve, teksa ka tri më pak se vendi i parë, Galatasaray dhe një më pak se Amedspori në vendin e dytë./GazetaExpress/

