Eko Higjiena

Mustafa: Të gjithë është dashur të gëzohemi për kodin telefonik të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka thënë se “është dashur të gëzohemi të gjithë për kodin e ri të telefonik të Kosovës, edhe pozita edhe opozita”.

Mustafa ka thënë se me vite të tëra kemi dëgjuar duke u ankuar se pse nuk kemi kod telefonik, ndërsa tash po thuhet pse është bërë në emër të Kosovës.

FIDANISHTJA

Ai ka sqaruar se në ITU nuk mundet të aplikojë një shtet që nuk është anëtar i OKB-së.

Aplikimi i Austrisë në emër tonin është në rregull, sepse është vend që na ka njohur si Kosovë, deklaroi ai, në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum.