Fundamenti

Politika e kalbi edhe drejtësinë

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Kultura e mosndëshkueshmërisë brenda vetë sistemit të drejtë- sisë, e instaluar nga politika, thuajse që nga paslufta e këndej, ka ndikuar dalëngadalë në humbjen e besimit të qytetarëve karshi këtij sistemi, por, veç kësaj, për rrjedhojë kjo praktikë e keqe e ka dëmtuar tej mase edhe imazhin e drejtësisë në përgjithësi.

GJYKATAT DHE PROKURORIA, NËN URDHRAT E QEVERISË

Instalimi i kuadrove të politizuara goditi rëndë sistemin

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se sistemi i drejtësisë ka degraduar në përmbushjen e misionit të drejtësisë, pikërisht me gjyqtarë pa integritet profesional e pa etikë. Kjo ngase, sipas tij, në këto institucione të drejtësisë, në gjykata dhe prokurori, janë instaluar njerëz të politikës apo që janë të afërt dhe në ndërlidhje me politikën, për t’u shërbyer kësisoj në rend të parë interesave të politikës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Kultura e mosndëshkueshmërisë brenda vetë sistemit të drejtë- sisë, e instaluar nga politika, thuajse që nga paslufta e këndej, ka ndikuar dalëngadalë në humbjen e besimit të qytetarëve karshi këtij sistemi, por, veç kësaj, për rrjedhojë kjo praktikë e keqe e ka dëmtuar tej mase edhe imazhin e drejtësisë në përgjithësi. Përjashto disa rasteve tepër të vogla, nuk ka pasur ndonjë tjetër më të madh të ndëshkimit apo dënimit të ndonjë gjykatësi a prokurori, të cilët dyshohen se kanë rënë ndesh me ligjin. Çështja në fjalë edhe e ka ngjallur debatin e njohësve të kësaj fushe nëse mosndëshkimi i gjyqtarëve e prokurorëve tregon se si ky sistem nuk mund të jetë i paanshëm me gjyqtarë pa etikë e integritet profesional dhe as i pavarur, për shkak se gjyqtarët e prokurorët dyshohet se mbrohen nga kupolat, duke u ndëshkuar, kësisoj asnjëri prej tyre që kanë rënë ndesh me ligjin? Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se sistemi i drejtësisë ka degraduar në përmbushjen e misionit të drejtësisë, pikërisht me gjyqtarë pa integritet profesional e pa etikë. Kjo ngase, sipas tij, në këto institucione të drejtësisë, në gjykata dhe prokurori, janë instaluar njerëz të politikës apo që janë të afërt dhe në ndërlidhje me politikën, për t’u shërbyer kësisoj në rend të parë interesave të politikës.

FIDANISHTJA

KGJK-ja fajësohet për situatën e rëndë

Sipas Kelmendit, politizimi e ka lënduar më së shumti vetë sistemin e drejtësisë nga brenda, andaj përgjithësisht sistemit të drejtësisë i duhen reforma të mirëfillta për të qenë i shëndetshëm dhe funksional në detyrat e përgjegjësitë juridike në ndarjen e drejtësisë. “Por, ky sistem i drejtë- sisë e ka humbur besimin e qytetarit dhe mbase ky është një tregues që përkon me gjendjen në të cilën ka degraduar sistemi i drejtësisë, sikur janë gjykatat dhe prokuroritë, dhe duke mbetur kështu larg arritjes e avancimit, pastaj drejt pavarësimit të tij dhe demokratizimit apo fuqizimit të ligjshmërisë dhe respektimit mbi të gjitha të ligjit dhe të drejtës pa dallime e paanshmëri”, ka potencuar më tutje ai. “Mosllogaridhënia dhe mosndëshkueshmeria e vet atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve nga institucionet e drejtësisë, sikur është Këshilli Gjyqësor që monitoron punët e gjyqtarëve dhe prokuroreve, ka stagnuar në këtë drejtim”, është shprehur Kelmendi. Analisti tjetër, Shefqet Dibrani, thotë se sa më shumë që është duke u trajtuar sistemi i drejtësisë, aq më tepër po del në pah një ngjizje e këtij sistemi me kupolën politike, e cila, siç tha, është përgjegjëse për krimin politik, ekonomik, si dhe për degradimin e sistemit të drejtësisë. Sistem ky që sipas tij, duket se mbrohet nga politika derisa veprimet kriminale, korrupsioni dhe aktet e tjera të dënueshme shtyhen e zvarriten deri në harresë, andaj kësisoj edhe oligarkët politikë e kanë fushëveprimin e garantuar.

Qytetarët e kanë humbur besimin

Dibrani shton se janë me dhjetëra skandale publike, të cilat nuk hetohen nga drejtësia, pastaj, siç tha, janë me dhjetëra vrasje me motive politike, kurse vrasësit shëtitin lirshëm nëpër Kosovë e gjetiu, por që ekziston rreziku se disa nga ta janë edhe drejtues të institucioneve shtetërore.”Sistemi i sigurisë po ashtu kontrollohet nga politika, prandaj e ka humbur besimin e qytetarëve, ashtu siç ka ndodhur edhe me sistemin e drejtësisë, i cili e ka humbur imazhin e mirë, sepse është degraduar tej mase. Kjo ka ndodhur pasi sistemi i drejtësisë nuk ka vepruar me kohë dhe nuk ka qenë aspak funksional e efikas, ngase ne kemi dëgjuar për dhjetëra raste që janë akuzuar gjyqtarë dhe prokurorë, por pak, për të mos thënë fare, kemi dëgjuar se janë ndëshkuar për veprat e tyre. Prandaj, kjo gjendje kaq amorfe brenda vetë sistemit të drejtësisë bën për të dyshuar se kupola e krimit, nëse nuk janë vetë prokurorët, të paktën mund të dyshohen se ata udhëhiqen e menaxhohen nga politika, përkatë- sisht nga klanet e interesit, të cilat e kanë kapur shtetin”, ka vijuar ai. Tutje Dibrani mendon se kjo gjendje kaq inerte nuk ka ardhur brenda ditës, por kështu është trashur e keqja nga viti në vit, duke e sjellë drejtësinë dhe Kosovën para një anarkie në sistemin e drejtësisë dhe atë të sigurisë, me ç’rast është krijuar një ambient jo i përshtatshëm edhe për investime. “Të paktën sistemi i drejtësisë është dashur të japë shembullin e vet se si mund të ndëshkohen gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë rënë në kundërshtim me ligjet e vendit, por mosndëshkimi i tyre tregon se ky sistem është kalbur në kokë, ndërsa kupola e tij janë grupet politike, të cilat tashmë janë identifikuar”, potencoi Dibrani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.