Mobi Casa

Hill: Termi ‘terroristë’ për UÇK-në bëri që serbët ta sulmonin familjen Jashari, Gelbard më pas pati bisedë të ashpër me Millosheviqin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Diplomati amerikan, Christopher Hill tha se tensionimi i situatës kulmoi me sulmin mbi familjen Jashari në Prekaz pasi Robert Gelbard, ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin e konsideroi UÇK-në terroriste.

Hill tha gjatë dëshmisë në Gjykatën Speciale se Gelbard e tha këtë duke u mbështetur në “përvojat e tij të së kaluarës”.

“Në një moment të caktuar ai bëri një deklaratë të tillë dhe tha se kishte trajtuar çështje të tilla në organizatat e ndryshme kriminale dhe përdori termin ‘terrorist’ dhe se ai pra e konsideronte UÇK-në terroriste. Ishte koment që ai bëri për shtypin dhe kjo ndodhi pas kohë pas një incidenti kur forcat serbe rrethuan shtëpinë e familjes Jashari dhe për pasojë të gjithë u vranë aty. Pati shumë kritika lidhur me deklaratën e z. Gelbard se UÇK-ja ishin terroristë dhe se kjo në njëfarë mënyre e kishte përshpejtuar zhvillimin e kësaj ngjarjeje. Në njëfarë mënyre ndjehej sikur z. Gerbalg kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Duhet të shtoj që nuk ka prova për një gjë të tillë, por kjo është sigurisht ajo që është diskutuar. Se nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, kjo në njëfarë mënyre u jep sinjal serbëve që të bëjnë lëvizje kundër tyre”, tha ai.

Hill tha se kur Gelbard iu kundërvy serbëve dhe e korrigjoi qëndrimin për UÇK-në, pati një bisedë “shumë të ashpër” me Millosheviqin.

United Hospital

“Gelbard pastaj mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve pasi bënë këtë gjë dhe u përfshin në sulm kundër këtyre njerëzve dhe kjo përfshiu edhe një bisedë shumë të ashpër që z. Gerlbard pati me Millosheviqin me pasojën që Millosheviqi deklaroi që nuk donte të takohej më me z. Gelbard”, tha ai.

E gjithë çështja, tha Hill, “filloi me komentet e z. Gelbard lidhur me njohuritë që kishte nga përvojat e tij të mëparshme me kriminelët dhe terroristët në Amerikën latine”.

“Dhe kjo kulminoi me këtë sulm mbi familjen Jashari”.

“Më vonë Gelbard e korrigjoi këtë qëndrim dhe Millosheviq refuzoi të takohej me të”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.