UBT

Delawie: Do angazhohemi për përmirësim kushtesh në biznes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Me rastin e shënimit të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovës, po mbahet forumi “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” në të cilin po marrin pjesë ndërmarrjet dhe bizneset private në Kosovës.

Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtua edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Greg Delawie, i cili tha se do të angazhohet që të ketë sa më shumë kushte dhe rrethana për bizneset ekzistuese dhe bizneset e reja që synojnë të hapen në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili tha se Qeveria është e përkushtuar dhe do të punojë që të krijojë kushte për biznesmenët dhe idetë e tyre.

FIDANISHTJA

Poashtu, në këtë ngjarje foli edhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili tha se tash e sa kohë, ministra që ai e drejton po përpiqet që sistemin arsimor ta përshtatë me nevojat e tregut.

Javën Globale të Ndërmarrësisë, në të njëjtën ditë janë duke e shënuar edhe 165 vende të tjera të botës.