Ramiz Kelmendi fiton në Kosovë, mbush arkën serbe me qindra milionë euro
Të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës tregojnë se vetëm gjatë vitit 2015, importi i mallrave nga Serbia në tregun e Kosovës ka arritur në 372 milionë euro. Kurse, 318 milionë euro ka arritur vlera e importeve të këtyre produkteve gjatë këtij viti, gjë që ka bërë që në tregun e Kosovës, në masë të madhe, të jenë të pranishme produktet e Serbisë.
KOSOVËN E KANË BËRË TË VARUR NGA PRODUKTET SERBE OLIGARKËT E BIZNESEVE DHE PUSHTETARËT
Agim Shahini: Pasanikët më të mëdhenj në Kosovë janë ata që punojnë me Serbinë
Të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës tregojnë se vetëm gjatë vitit 2015, importi i mallrave nga Serbia në tregun e Kosovës ka arritur në 372 milionë euro. Kurse, 318 milionë euro ka arritur vlera e importeve të këtyre produkteve gjatë këtij viti, gjë që ka bërë që në tregun e Kosovës, në masë të madhe, të jenë të pranishme produktet e Serbisë. Shi për këtë, analistët thonë se janë pikërisht oligarkët ekonomikë, që janë të lidhur me politikën dhe me pozita të larta në Qeveri, siç është edhe Ramiz Kelmendi dhe jo vetëm, që janë edhe importuesit më të mëdhenj nga Serbia dhe ata që në fakt për 17 vjet rresht,përmes marketeve të tyre mbledhin e dërgojnë për çdo vit në Serbinë e tyre të dashur nga 400 deri në 600 milionë euro nga shitja e produkte serbe në Kosovë. Ndaj, analistët dhe deputetët nga opozita pyesin se deri kur politika kosovare do të jetë në shërbim e zhvillim të Serbisë edhe në fushën ekonomike. Veç saj, analistët e shtrojnë dilemën se deri kur Serbia do të përfitojë në kurriz të qytetarëve kosovarë dhe do të financohet nga xhepat e qytetarëve kosovare, shkruan gazeta Kosova Sot.
“Duhet të merren masa serioze ndaj këtyre personave dhe bizneseve, të cilët janë duke e keqpërdorur tregun kosovar”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj (AAK) u shpreh për “Kosova Sot”, se këtë situatë alarmante në shkëmbimet tregtare të mallrave me Serbinë e ka bërë politika jonë ditore e Kosovës me njerëzit si Ramiz Kelmendi, por edhe me të gjithë oligarkët e tjerë të sojit të klanit “Pronto”. Ndryshe, sipas Muharremajt, kështu do të jetë përderisa në krye të kësaj Qeverie të jetë koalicioni aktual në mes të PDKsë dhe LDK-së. Muharremaj theksoi se vetëm me ndryshimin e kësaj Qeverie situata do të ndryshojë për të mirë edhe në raportet e tregtisë së mallrave me Serbinë, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit. “Politikat me Qeverinë ‘Mustafa’ do të mbesin të njëjta dhe vetëm me ndryshimin e kësaj Qeverie gjërat do të ndryshojnë për të mirë në tërësi”, u shpreh ai.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Grapci thotë se bizneset dhe kompanitë e mëdha nuk duan ta dinë se a vuan populli a jo, por dëshirojnë që të përfitojnë nga ata, që xhepat tyre të mëdhenj dhe të thella të mbushen nga dora e popullit. “Duhet të merren masa serioze ndaj këtyre personave dhe bizneseve, të cilët janë duke e keqpërdorur tregun kosovar duke importuar mallra legale e ilegale nga Serbia dhe vendet e tjera të rajonit.
Ai tutje ka shtuar: “Ramiz Kelmendi mund të jetë një person që ka para, por ai ka harruar që si për të pasurin, si për të varfrin, varri është i njëjtë. Prandaj, duhet shumë punë për të bërë që bizneset kosovare ta kuptojnë që koha e zhvatjes apo e marrjes së parasë në mënyrë barbare pa kontroll nga qytetarët duhet të ndalet’./kosova sot/


