UBT

Dështimi me drejtësinë rrezikon Republikën

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Vërejtjet e bëra së fundmi në Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, por edhe opozitarëve të vendit, duhet që nga ana e institucioneve tona të merren shumë seriozisht, për të bërë hapa seriozë që të ndryshohet gjendja, në të kundërtën, nëse do të vazhdohet kështu, atëherë assesi Kosova nuk do të bëjë hapat progresivë për t’i plotësuar kushtet për integrimin në Evropë.

Raporti i Progresit rikonfirmoi sfidat e vitit të kaluar, shkruan gazeta Kosova Sot.

Vërejtjet e bëra së fundmi në Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, por edhe opozitarëve të vendit, duhet që nga ana e institucioneve tona të merren shumë seriozisht, për të bërë hapa seriozë që të ndryshohet gjendja, në të kundërtën, nëse do të vazhdohet kështu, atëherë assesi Kosova nuk do të bëjë hapat progresivë për t’i plotësuar kushtet për integrimin në Evropë. Ata kanë alarmuar se ka ardhur koha e fundit që të gjitha institucionet e vendit, bazuar në autorizimet dhe kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj, të angazhohen dhe me një përkushtim maksimal e profesional të punojnë për forcimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe reformimin e saj. Por, si ndodhi që edhe Raporti i sivjetmë i Progresit për Kosovën ta rikonstatojë atë që e thekson për çdo vit se Kosova ndodhet në fazën e hershme të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, derisa është ngritur edhe çështja se pse institucionet tona për tërë këto vite nuk po arrijnë assesi që t’i shtyjnë proceset përpara, në mënyrë që Raporti i fundit i Progresit të mos na lërë akoma në fazën fillestare? Avokati Nikë Shala, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se jemi të vetëdijshëm se Kosova, për fat të keq, ka ngecur në shumë fusha, veçanërisht në fushën e drejtësisë, derisa, sipas tij, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë disa nga sfidat e identifikuara në Raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian, e të cilat, siç tha, duhet të trajtohen me shumë seriozitet dhe përkushtim gjithëpërfshirës nga zbatuesit e ligjit, në mënyrë që sa më parë të realizohen të gjitha kriteret e parashtruara nga BE-ja, në të kundërtën shteti ynë mund të rrezikojë një të ardhme evropiane.

Nevojitet reformë dhe shumë punë

Mobi Casa

Sipas Shalës, nuk duhet të lejojmë që ndasitë politike evidente, politika e dobët e brendshme, të pengojnë proceset thelbë- sore të reformave, derisa organet kompetente duhet ta kenë prioritet drejtësinë. “Përfundimisht ka ardhur koha që të gjitha institucionet e vendit, bazuar në autorizimet dhe kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj, të angazhohen dhe me një përkushtim maksimal e profesional të punojnë për forcimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe reformimin e saj, ngase dihet fare mirë se kambanat bien për ata që kanë vesh”, ka vijuar ai.

Avokati Nikë Shala tutje ka shtuar gjithashtu se detyrat dhe obligimet që dalin nga Raporti i fundit i Progresit theksojnë se shtetit tonë, Republikës së Kosovës, i ngelet ende shumë punë për t’u bërë. “Pra, Kosova duhet të rrisë fuqishëm angazhimet e institucioneve për ta përshpejtuar procesin e integrimit në familjen evropiane, si dhe institucionet shtetërore të dëshmojnë se janë të pavarura, jo të ndikuara politikisht, pastaj të përgjegjshme dhe efikase në punën e tyre”, ka deklaruar Shala.

Përsëritje e problemeve të njëjta

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian lidhur me funksionimin dhe funksionalizimin e avancimin e punës së institucioneve të Kosovës, dhe veçanërisht nëse, siç tha, përqendrohemi në gjyqësorin dhe në sistemin e drejtësisë është një përsëritje e problemeve, një ritheksim i sfidave dhe një shtytje ose thënë vërejtje, sipas tij, që i është adresuar në radhë të parë me theks të veçantë udhëheqjes së Kosovës, gjegjësisht bartësve të institucioneve që, përkundër përpjekjeve që janë bërë si në gjyqësor, drejtësi, por edhe në institucionet e tjera është në fazën fillestare apo të hershme, që do të thotë askund. “Pra, që përpjekjet fillestare dhe në fazë të hershme nënkuptojnë të politikës zero nisja ose fillimi, që do të thotë është shkallë e ultë e perceptimit dhe vlerësimit të Bashkimit Evropian dhe institucioneve përkatëse lidhur me aktivitetet dhe hapat që kanë bërë institucionet tona”, ka theksuar ai. “Kjo, me fjalë të tjera, nënkupton që institucionet tona duhet ta marrin seriozisht vërejtjen dhe sugjerimet e tyre për të bërë hapa gjigantë, do të thosha unë dhe seriozë për ta ndryshuar gjendjen, përndryshe nëse do të vazhdohet me këta hapa kaq të imtë dhe hapa kaq të vegjël, atëherë ne në asnjë mënyrë nuk do të bëjmë hapat progresivë për t’i plotësuar kushtet për integrimin në Evropë dhe sigurisht as hapa në MSA, dhe hapa të tjerë që janë duke u bërë në drejtim të Bashkimit Evropian”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar, Mazllum Baraliu./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.