Mobi Casa

Behrami: Jemi në një kolaps total, Kosova po mbahet peng nga krizat e vazhdueshme

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër situatën politike dhe institucionale në vend, duke e cilësuar atë si kolaps total.

Në një prononcim për media, Behrami tha se Kosova që nga viti 2025 po përballet me kriza të vazhdueshme, duke theksuar se vendi ndodhet në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike.

ARKATANA

“Kjo ndërtesë e Qeverisë është okupuar nga një deputet, i cili që nga viti 2025 po e mban Kosovën peng dhe po e zhyt vendin në kriza të vazhdueshme. Jemi përballë një krize të shumëfishtë: një krizë kushtetuese të thellë, ndër më të rëndat që ka njohur historia e Kosovës, një krizë politike siç nuk kemi parë që nga paslufta, një krizë ekonomike, por edhe një krizë në raport me aleatët tanë.

Qeveria e Kosovës ka pasur një buxhet prej rreth 4 miliardë eurosh. Sot jemi në shtator ku kanë shkuar këto para. Nuk kemi projekte konkrete në shëndetësi, nuk kemi investime të mjaftueshme në infrastrukturë dhe as në arsim. Jemi në një kolaps total”, është shprehur Behrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.