Mobi Casa

Dosjet e privatizimit djegin politikanë të lartë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shteti i Kosovës, i cili gjatë fazës tranzicionale të ndërtimit të sistemit të ri demokratik ka kaluar edhe në fazën e re të marrëdhënieve ekonomike, nga ekonomia shtetërore në ekonomi të lirë të tregut, ka pasur një fazë shumë të errët dhe krejtësisht të dështuar të procesit të privatizimit, i cili është projektuar nga faktori ndërkombëtar së bashku me politikën vendore.

Prokuroria po i kursen oligarkët

“Nëse ndodh hapja e dosjeve të hetimit të rasteve të tilla, atëherë do të kishim disa aktakuza të nivelit më të lartë të figurave të shtetit, sikur është ajo tani kundër Azem Sylës dhe grupit, ku do të kishim të përfshirë me nga 30, 100 apo 200 e më shumë veta, kundër të cilëve do të mundë të hapeshin procedura gjyqësore nëpër gjykata’, tha prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot

Shteti i Kosovës, i cili gjatë fazës tranzicionale të ndërtimit të sistemit të ri demokratik ka kaluar edhe në fazën e re të marrëdhënieve ekonomike, nga ekonomia shtetërore në ekonomi të lirë të tregut, ka pasur një fazë shumë të errët dhe krejtësisht të dështuar të procesit të privatizimit, i cili është projektuar nga faktori ndërkombëtar së bashku me politikën vendore. Kosova mund të shërbejë edhe si model për të keq për të gjitha vendet e rajonit, për korruptim të skajshëm të procesit të privatizimit, të transformimit të pronës nga ajo shoqërore- shtetërore në pronë private, ngase edhe pas gjithë atij privatizimi të inkriminuar e kriminal në Kosovë, askush të mos shkojë në burg. Janë privatizuar prona të shumta nga politikanët me çmime simbolike, të lira me procese të kurdisura, porse Prokuroria e Kosovës nuk është vënë në lëvizje asnjëherë për të hetuar seriozisht dhe me ligj privatizimet e dyshimta, zhvatëse e plaçkitëse.

Mobi Casa

Njohësi i fushës së legjislacionit, Muhamet Kelmendi thotë se privatizimi në autoritetin e AKP-së, e më herët nga UNMIK-u dhe AKM-ja, është një nga çështjet më të rënda dhe me pasoja tepër të papërmirësueshme me të cilat për një kohë të gjatë do ballafaqohet vendi, ngase ky është një proces krejtësisht kriminal, që është zhvilluar nga fillimi deri tani në mbarim e sipër, për plot 16 vjet.

Përfituan oligarkët Sipas Kelmendit, politikanët e kanë pasur ndikimin e drejtpërdrejtë në kuadër të AKM-së edhe të AKP-së, që kanë ndikuar në shitjen e pasurisë për njerëzit jokompetentë, si për pasurinë e tundshme edhe të patundshme, vetëm e vetëm që ata të përfitojnë materialisht. “Ndërsa tani kur shtrohet pyetja pse nga sistemi i drejtësisë nuk hapen çështjet e tilla dhe nuk shkon askush në pranga, kjo është një çështje që nëse ndodh hapja e dosjeve të hetimit të rasteve të tilla, atëherë do të kishim disa aktakuza të nivelit më të lartë të figurave të shtetit, sikur është ajo tani kundër Azem Sylës dhe grupit, ku do të kishim të përfshirë me nga 30, 100 apo 200 e më shumë veta, kundër të cilëve do të mundë të hapeshin procedura gjyqësore nëpër gjykata’, tha prof. Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se kryesisht nga privatizimi me çmime shumë qesharake kanë përfituar oligarkët e ndryshëm të lidhur me politikën, prandaj edhe nuk merret drejtësia me hetimin dhe gjykimin e këtyre skandaleve, ngase së bashku me ta mund të dalin në shesh edhe kokat kryesore të shtetit. “Pa qenë aty e involvuar politika qendrore nuk do të kishim një sistem të tillë të njerëzve të pasur që e kemi deri tash, secili nga politikanët kanë bërë pasuri shumë të mëdha. Secili prej tyre ka marrë me çmim koti nga 200- 300 hektarë tokë, secili prej tyre ka krijuar pasuri të tundshme e të patundshme, secili prej tyre është i lidhur me oligarkët ekonomikë, duke filluar nga presidenti, ministrat e këshilltarët e ministrave e deri te deputetët e caktuar”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.