Matoshi: Hashim Thaçi ka qenë ndër akterët kryesor të përçarjes së skenës politike në vend
AAK dhe Nisma i janë përgjigjur negativisht ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për takim në lidhje me reformën zgjedhore. Njohës i çështjeve politike, Halil Matoshi ka thënë për “Zëri”, se mos pjesëmarrja e opozitës në takim ka qenë e pritshme. Sipas tij, kjo pasi që Thaçi ka qenë ndër akterët kryesor të përçarjes së skenës politike në vend.
“Është e pritshme kjo, pasiqë presidenti Hashim Thaçi ka qenë ndër akterët kryesor të përçarjes së skenës politike në vend duke qenë një pragmatist në politikë ai është sjellur vrazhdë dhe me agresivitet ndaj opozitës, madje nuk ka pritu as t’i ofendojë shpesh përfaqësuesit e saj”, ka thënë Matoshi.
Ai ka thënë se Thaçi sot vuan nga pamundësia për t’u shndërruar në figurë unifikuese. Sipas Matoshit, Presidenti po vuan se nuk është i pranishëm si figura qendrore në skenën politike.
“Thaçi po vuan se nuk është i pranishëm si figura qendrore në skenën politike ngase është ekslipsuar nga Kadri Veseli që po shfaqet në televizionin publik si “Lideri i Madh”, pra duke e harruar faktin se de jure Isa Mustafa është kryeministër. Dikur kamerat e RTK -së Thaçi i merrte me veti në Brojë, e tash ato “janë konvertuar” në krahun e Veselit! Ky takim sëkëndejmi nuk do të prodhojë asgjë serioze, pos llafeve për protagonizëm”, ka thënë Matoshi. /ZERI/


